Moska kërcënon Perëndimin dhe Ukrainën: Do përballeni me pasoja katastrofike nëse Kievi lëviz kundër Bjellorusisë

Rusia paralajmëroi Perëndimin dhe Ukrainën për “pasoja katastrofike” nëse Kievi lëviz kundër aleatit të ngushtë të Rusisë, Bjellorusisë, duke e bërë të qartë se do të ndërhyjë për të mbrojtur një vend në të cilin ka vendosur armë bërthamore.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova u tha gazetarëve se Moska ishte e shqetësuar për atë që ajo e quajti aktivitet gjithnjë e më “provokues” në kufirin me Bjellorusinë, duke vënë në dukje se ajo nuk përjashtoi përpjekjet për të përshkallëzuar luftën në rajon.
Disa ditë pas sulmit të befasishëm ndërkufitar të Ukrainës më 6 gusht në rajonin Kursk të Rusisë, udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko , një aleat i presidentit rus Vladimir Putin,tha, pa dhënë detaje, se Kievi mund të jetë duke konsideruar sulmin ndaj Bjellorusisë.
“Ne marrim parasysh informacionin që kemi marrë për intensifikimin e aktiviteteve të forcave ukrainase në zonën kufitare,” vuri në dukje Zakharova. “Ne i shohim vetë këto ngjarje dhe jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e vazhdueshme nga pala ukrainase për të përdorur dronë dhe për të dërguar terroristë në republikë”, shtoi ajo.
Ministria e Jashtme e Ukrainës njoftoi muajin e kaluar se vendi nuk ka ndërmarrë dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim armiqësor kundër popullit bjellorus.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

