Moti i keq godet Mbretërinë e Bashkuar, stuhitë Elin dhe Fergus sjellin shi të dendur

9 Dhjetor 2023, 21:51 / BOTA ALFA PRESS

Moti i keq godet Mbretërinë e Bashkuar, stuhitë Elin dhe Fergus

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda do të goditen nga erëra të forta dhe reshje të dendura shiu këtë fundjavë. Paralajmërimet janë lëshuar për pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar për përmbytje të mundshme dhe ndërprerje të transportit publik, pasi dy stuhi, Elin dhe Fergus pritet të godasin shumë zona. Stuhia Elin në Irlandë ka alarmuar sistemin e motit në vend, ku janë lëshuar paralajmërime dhe pritet që kushtet të përkqësohe.

Alarmet për shi të dendur janë gjithashtu në fuqi përgjatë një korridori të gjerë nga Derbyshire deri në Cumbria deri në orën 3 të mëngjesit të së dielës. Pjesë të mëdha të Skocisë dhe Irlandës së Veriut janë gjithashtu nën paralajmërime për shi për pjesën më të madhe të së shtunës.

33 paralajmërime të kuqe për përmbytje dhe 201 alarme më pak serioze për përmbytje janë gjithashtu në fuqi në të gjithë Anglinë. Stuhia e dytë me emrin Fergus shkon për në Irlandë dhe pritet të godasë të dielën pasdite. Parashikohen më shumë erëra shumë të forta, si dhe dallgëzime të mëdha në bregdet.

Pritet të prekë veçanërisht Clare, GalWay dhe Mayo në perëndim. Ndërkohë e diela pritet të jetë më e qetë në shumicën e vendeve në MB, me vetëm një paralajmërim për shi të dendur në Anglinë veriore dhe Midlands.

 

Po ndodh...