Spektakël në Bergamo, klasi i Muriel i dhuron Atalantës fitoren ndaj Milanit

9 Dhjetor 2023, 21:37 / SPORT ALFA PRESS

Spektakël në Bergamo, klasi i Muriel i dhuron Atalantës fitoren

Fitore spektakolare e Atalantës përballë Milanit. 3-2 përfundoi takimi i Serie A i luajtur në “Gewiss Stadium”. Ademola Lookman kaloi dy herë në avantazh skuadrën e Gasperinit, por kuqezinjtë e Piolit reaguan me Oliver Giroud dhe Luka Jovic.

Charles De Ketelaere humbi dy mundësi të pastra përballë ish-skuadrës së tij, ndërkohë që Mike Maignan ndihmoi Milanin me pritjet e tij fantastike.

Deri në minutën e pestë shtesë, kur u thye nga klasi i Luis Muriel, i cili realizoi golin e parë sezonal në Serie A me një finte të jashtëzakonshme.

 

Po ndodh...