Natë tmerri në Lindjen e Mesme! Irani bombardon Dubain dhe disa vende të Gjirit, “rrafshohen” bazat amerikane, Hezbollah ngre artilerinë e Trump

Një natë terrori përfshiu Lindjen e Mesme, pasi Irani ndërmori një seri sulmesh me dronë dhe raketa që goditën disa vende të Gjirit Persik, ndërsa paralelisht u përshkallëzua edhe përplasja ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Situata u tensionua edhe më tej pas deklaratave të forta të presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi ushtrinë iraniane të dorëzohej ose të përballej me “vdekjen”.
Natën mes alarmesh dhe shpërthimesh, dronët dhe raketat iraniane goditën disa qytete dhe instalime strategjike në rajon, përfshirë Dubain, Abu Dhabim, si dhe zona në Arabinë Saudite dhe Kuvajt.
Autoritetet në Bahrein njoftuan se një sulm ajror goditi një hotel dhe dy apartamente në kryeqytetin Manama. Sipas Ministrisë së Brendshme, nuk pati viktima, por u regjistruan dëme materiale dhe një zjarr që u vu më pas nën kontroll.
Tensionet u përhapën edhe në Katar, ku një dron iranian u drejtua drejt bazës ajrore Al Udeid Air Base, instalimi më i madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme. Ministria e Mbrojtjes e Katarit konfirmoi se sulmi u zmbraps dhe nuk pati dëme.
Ndërkohë në Arabinë Saudite, forcat e armatosura deklaruan se kanë kapur dhe shkatërruar tre raketa që po drejtoheshin drejt bazës ajrore Prince Sultan Air Base, ku janë të stacionuara trupa amerikane.
Si kundërpërgjigje, ushtria amerikane ndërmori operacione kundër flotës iraniane. “United States Central Command” njoftoi se forcat amerikane kanë goditur një transportues dronësh iranian, një anije e përshkruar me madhësi të ngjashme me transportuesit e avionëve të Luftës së Dytë Botërore.
Sipas deklaratës së komandës amerikane, anija është përfshirë nga flakët dhe operacionet do të vazhdojnë. “Forcat amerikane nuk do të hezitojnë të përfundojnë misionin e fundosjes së të gjithë marinës iraniane”, thuhej në deklaratë.
Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite njoftoi se ka nisur sulme të reja ajrore në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës së regjimit iranian në Teheran. Media shtetërore iraniane raportoi për një seri shpërthimesh në pjesët lindore dhe perëndimore të kryeqytetit.
Ndërkohë në veri të Izraelit, sirenat e alarmit u dëgjuan në disa komunitete pas një sulmi me raketa dhe artileri nga Hezbollah, lëvizja shiite libaneze e afërt me Iranin.
Grupi paralajmëroi gjithashtu banorët e qyteteve izraelite pranë kufirit që të evakuonin menjëherë zonat deri në pesë kilometra larg vijës kufitare.
Në përgjigje të sulmeve, avionët luftarakë izraelitë bombarduan gjatë natës disa zona në jug të Liban, përfshirë komunitetet Shrifa, Aita al-Shaab, Tulin, Al-Shawana dhe Majdal Selm, si dhe fshatin Dursh në rajonin Baalbek. Deri tani nuk janë raportuar viktima.
Trump: Dorëzohuni ose do të përballeni me vdekje të sigurt!
Mes përshkallëzimit të konfliktit, Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj forcave iraniane gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë. Ai u bëri thirrje anëtarëve të Gardës Revolucionare, ushtrisë dhe policisë iraniane që të dorëzonin armët dhe të dezertonin.
“Pranoni imunitetin, ne do t’ju japim imunitet të plotë dhe do të jeni të sigurt. Ose do të përballeni me vdekje të sigurt. Unë nuk dua ta shoh këtë”, deklaroi ai.
Trump pretendoi gjithashtu se Irani ka kërkuar të negociojë me SHBA-në për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake, por sipas tij “është tepër vonë”.
“Na telefonojnë dhe pyesin si mund të bëjmë një marrëveshje. Unë u thashë: jeni pak vonë. Tani ne duam të luftojmë më shumë sesa ata”, tha ai.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128