Ndryshimet rruge në qeveri, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj

Në seancën e djeshme në Kuvend u miratuan të gjitha ndryshimet në qeveri, të njoftuara, ndërkohë që në orët 10:00 do të zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj.
Ceremonia do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
“Anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, do të kryejnë betimin përpara Presidentit të Republikës në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e premte, më 6 mars 2026, ora 10:00”, – bëhet me dije nga Presidenca.
Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi deputetët opozitarë ishin ngritur në këmbë dhe kishin bllokuar foltoren e Parlamentit.
NDRYSHIMET NË QEVERI:
-Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku
-Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun
-Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin
-Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku
-Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu
-Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun
-Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali
VOTIMI PËR EMËRIMET
1-Albana Koçiu – zv.kryeministre, 83 vota pro, 3 kundër
2-Ferit Hoxha – ministër i Jashtëm, 83 pro, 4 kundër
3-Besfort Lamallari – ministër i Brendshëm, 83 vota, pro 4 kundër
4-Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes, 83 vota pro, 6 kundër
5-Toni Gogu – ministër i Drejtësisë, 83 vota pro, 5 kundër
6-Enea Karakaçi – ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, 83 vota pro, 6 kundër
7-Eriona Ismaili – ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, 82 vota pro, 4 kundër
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128