Ndryshimet në qeveri, betohen në Presidencë shtatë ministrat e rinj

6 Mars 2026, 10:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Ndryshimet në qeveri, betohen në Presidencë shtatë ministrat

Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar ‘Rama’ janë betuar sot para Presidentit Bajram Begaj në ceremoninë që u zhvillua në Pallatin e Brigadave.

E para që u betua ishte Albana Koçiu, e cila mori detyrën e zëvendëskryeministres. Ndërkohë i dyti ishte Ferit Hoxha, ministri i ri i Jashtëm dhe më pas Besfort Llamallari, i cili do të mbajë detyrën e ministrit të Brendshëm.

Ermal Nasufi si ministër i Mbrojtjes, Toni Gogu si ministër Drejtësie, Enea Karakaçi si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Erjona Ismaili si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

 

Po ndodh...