Aksident i rëndë në aksin Shënkoll-Rrilë, njëra prej makinave përfundon anë të rrugës

6 Mars 2026, 11:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në aksin Shënkoll-Rrilë, njëra

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin Shënkoll–Rrilë.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja e fortë mes mjeteve, njëra prej makinave ka përfunduar në anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një person, shtetasi Kristian Kola, i cili fillimisht është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të plagëve të rënda që ka marrë, ai është dërguar më pas me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Po ndodh...