Ndërron jetë vjehrra e ish-presidentit amerikan Barack Obama

1 Qershor 2024, 22:28 / BOTA ALFA PRESS

Ndërron jetë vjehrra e ish-presidentit amerikan Barack Obama
Ndërron jetë në moshën 86 vjeçar, Marian Robinson, nëna e Michelle Obama.

Në një deklaratë, familja njoftoi se Robinson u shua “në mënyrë paqësore” të premten në mëngjes. Robinson ishte një personazh i njohur në Shtëpinë e Bardhë gjatë tetë viteve të administratës së Barack Obamës.

Ajo kaloi pjesën më të madhe të asaj kohe duke u kujdesur për dy mbesat e saj, Malia dhe Sasha, vajzat e Michelle dhe Barack Obama.

 

Po ndodh...