Netanyahu probleme me shëndetin, i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ja nga se vuan

Benjamin Netanyahu iu nënshtrua një operacioni për hernie, ndërhyrje që u krye me anestezi të përgjithshme. Do të kthehen në punë “shumë shpejt”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Jerusalem në të cilën siguroi se ushtria izraelite – duke marrë parasysh apelet e komunitetit ndërkombëtar – është e gatshme të veprojë në Rafah, duke siguruar evakuimin e popullsisë civile dhe shpërndarja e ndihmave humanitare.
“Do të duhet kohë, por do të bëhet”, tha Netanyahu, duke përsëritur se batalionet e Hamasit në Gaza do të eliminohen. Në krye të qeverisë së përkohshme gjatë operacionit të hernies do të jetë zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë Yariv Levin.
Kryeministri 74-vjeçar izraelit i ishte nënshtruar një operacioni hernie në vitin 2013. Vitin e kaluar atij iu implantua një stimulues kardiak.
Po ndodh...
ide
Përse duhet të jetë gjithmonë “edhe Lulzim Basha”?
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



