“Nuk e morëm seriozisht zjarrin!”/ I shpëtoi tragjedisë në diskotekën e Koçanit, e mitura: Dolëm kur bërtit një nga këngëtarët! Ishin 50% më shumë njerëz nga sa lejohej

22 Mars 2025, 22:27 / BOTA ALFA PRESS

“Nuk e morëm seriozisht zjarrin!”/ I shpëtoi
Një vajzë e mitur, e cila i shpëtoi tragjedisë në diskotekën që u përfshi nga flakët mbrëmjen e 16 marsit në Koçanë të Maqedonisë së Veriut, ka rrëfyer ngjarjen para dhe pas shpërthimit të zjarrit.

Ajo ka pohuar se gjatë koncerteve të mëdha çdoherë ka patur mjete piroteknike. Sipas dëshmisë së saj, fillimisht askush nuk i kanë marrë seriozisht flakët, por kur ka bërtitur njëri nga këngëtarët, ata kanë dalë jashtë.

“Të gjithë po filmonin, të gjithë mendonin se ishte shaka, nuk menduan se do të përhapej kaq shpejt. Nuk e morën seriozisht. Kur këngëtari bërtiti, dola menjëherë jashtë. Para derës kishte shumë tollovi, njerëzit vraponin, nuk e di se si dola. Disa mbetën deri në fund, menduan se nuk do të ndodh asgjë”, ka treguar ajo sipas klan.mk.

Në natën tragjike, në diskotekë ka qenë e pranishëm edhe policia, e cila sipas të miturës, nuk kishin ndihmuar sa duhet.

Sipas saj, në këtë diskotekë çdoherë ka patur të mitur dhe ka qenë e zakonshme që të miturit të hyjnë në diskotekë nëse paguash biletën

 “Çdo fundjavë kam shkuar në diskotekë. Atë natë kishte shumë njerëz, 50% më shumë se sa lejohej. Shumë njerëz që i njoh dhe tani janë lënduar, hyjnë pa biletë. Edhe pse thonë se janë shitur 500, shumë njerëz hyjnë pa bileta”, ka treguar ajo.

Kujtojmë se nga zjarri në diskotekën “Pulse”, jetën e humbën 59 persona, në mesin e të cilëve edhe 6 të mitur, kurse mbi 200 të tjerë janë lënduar.

 

Po ndodh...