
Sulmohet konsullata ruse në Francë! Reagon Kremlini: Duam hetim të plotë

Një shpërthim ka ndodhur në konsullatën ruse në Francë. Nga ky sulm me dy predha, prej të cilave vetëm një ka shpërthyer nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa autoritetet në Moskë kanë deklaruar se akti ishte terrorist dhe kërkojnë hetim të plotë.
Dy predha janë hedhura në konsullatën ruse në Francë, mëngjesin e së hënës, prej të cilave vetëm njëra ka shpërthyer duke shkaktuar pak dëme në materiale.
Burime të sigurta thanë se askush nuk u lëndua, stafi i konsullatës u mbajt brenda dhe policia vendosi një perimetër sigurie rreth institucionit.
Siç thanë autoritetet franceze dhe ato të Incidenti ndodhi brenda ndërtesës në qytetin jugor të Marsejës.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve duke ju referuar burimeve të Ministrisë së Jashtme ruse incidenti kishte shenjat e një “sulmi terrorist” dhe kërkoi një hetim të plotë nga autoritetet franceze.
“Ne kërkojmë nga Franca masa shteruese dhe të menjëhershme për të hetuar, si dhe hapa për të forcuar sigurinë e misioneve të huaja ruse.”
Zyrtarët francezë të shërbimit zjarrfikës konfirmuan se ekuipazhet ishin në vendngjarje. Incidenti në qytetin jugor francez ndodhi në përvjetorin e tretë të luftës Rusi-Ukrainë .
Frika e sulmeve terroriste në vitin 2024 kanë qenë në qendër të vëmendjes së autoriteteve për shkak të disa ngjarjeve të ndodhura.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128