Lajme flash

OKB: Rreth 90% e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur që nga fillimi i luftës

11 Prill 2025, 14:36 / BOTA ALFA PRESS

OKB: Rreth 90% e popullsisë së Rripit të Gazës

OKB njoftoi sot se një numër i konsiderueshëm banorësh ishin zhvendosur brenda vendit në Rripin e Gazës – që nga rifillimi i luftimeve – më shumë se tre javë më parë.

“Vlerësohet se rreth 400 000 banorë janë zhvendosur në Gazë pas prishjes së armëpushimit”, tha sot agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) në një postim në X.

Më shumë se 2 milionë banorë jetojnë në territorin bregdetar – me popullsi të dendur. Ushtria izraelite u ka bërë thirrje rregullisht banorëve të largohen nga zonat ku ajo ka ndërmarrë veprime kundër grupit islamik Hamas – së fundmi, në Rafah.

“Luftimet kanë vazhduar – ndërkohë një sulm ajror izraelit ndaj një banese në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës – shkaktoi vdekjen e 10 anëtarëve të së njëjtës familje”, tha agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

“Disa të tjerë u plagosën”, sipas njoftimit. Fillimisht nuk kishte detaje të mëtejshme për viktimat. Ushtria izraelite tha se po shqyrtonte raportin.

WAFA gjithashtu raportoi se dy persona ishin vrarë dhe disa të tjerë ishin plagosur në një sulm të veçantë izraelit ndaj një grupi individësh në Beit Lahia, në Rripin verior të Gazës.

Sipas OKB-së, rreth 90% e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur që nga fillimi i luftës – një vit e gjysmë më parë. Gjatë një armëpushimi dy mujor në fillim të vitit, shumë persona të zhvendosur brenda vendit u kthyen në qytetet e tyre.

Izraeli rifilloi sulmet masive në mes të marsit, pasi nuk u arrit asnjë marrëveshje me Hamasin mbi kushtet për zgjatjen e armëpushimit.

 

Po ndodh...