
Panik gjatë rrugëtimit të Aleksandar Vuçiç/ Shpërthen goma e makinës, ishte në lëvizje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është përballur me një situatë të vështirë. Ai ishte duke shkuar në turneun e planifikuar në Vojvodinë dhe gjatë udhëtimit shpërtheu goma e makinës brenda së cilës ishte presidenti.
Pas incidentit, Vuçuiç doli nga vetura dhe u transferua në një automjet tjetër dhe vazhdoi takimin e planifikuar
Në një tubim në Kikinda, Vuçiç u shpreh se goma e nakinës ka ishte çarë gjatë rrugës për në Mokrin.
“Pas vizitës në Melenci, unë do të shkoja në Mokrin para mitingut të madh në Kikinda dhe në atë rrugë isha me makinën time. Nëse ka plasur rrota, kjo u mbetet autoriteteve ta përcaktojnë dhe ata do ta përcaktojnë. Arrita në Mokrin dhe kalova në një makinë tjetër”, tha ai.
Bëhet fjalë për një makinë të blinduar e krijuar posaçërisht për transportin e zyrtarëve. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë pohoi se ka nisur një hetim për këtë incident, i cili mund të kishte pasoja.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128