"Jemi të hapur për dialog"/ Rubio: Një hakmarrje nga Irani, do ishte gabimi më i keq që ka bërë ndonjëherë

22 Qershor 2025, 18:12 / BOTA ALFA PRESS
"Jemi të hapur për dialog"/ Rubio: Një hakmarrje nga

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se çdo përpjekje për t’u hakmarrë ndaj sulmeve të fundit amerikane mbi objektet bërthamore iraniane do të ishte një gabim i rëndë.

Një hakmarrje nga Irani do të ishte gabimi më i keq që ka bërë ndonjëherë,” deklaroi Rubio në një intervistë për emisionin Sunday Morning Futures ëith Maria Bartiromo në Fox Neës.

Rubio, i cili mban edhe postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, theksoi se situata globale është më e sigurt dhe më e qëndrueshme krahasuar me 24 orë më parë.

Ai nënvizoi se SHBA-të nuk janë në luftë me Iranin dhe nuk kërkojnë përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Nuk po synojmë një ndryshim regjimi në Iran,” tha Rubio. “Jemi të hapur për dialog dhe oferta jonë për bisedime mbetet ende në fuqi.” Syri.net-CNN.gr

Po ndodh...