
Pas anullimit të zgjedhjeve në Rumani, arrestohet kandidati pro rus Călin Georgescu

Kandidati pro-rus i zgjedhjeve presidenciale të Rumanisë, Călin Georgescu është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje, në lidhje me votimin e diskutueshëm të nëntorit të kaluar proces nga i cili ai doli fitues por që më pas u anulua.
Sipas kanalit rumun të lajmeve prokurorët kanë lëshuar një urdhërarrest për të dhe kanë filluar të kontrollojnë ambientet e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, duke përfshirë liderin mercenar Horațiu Potra dhe truprojën e Georgescu.
Sipas raportimeve Georgescu po merret në pyetje në lidhje me financimin e fushatës së tij zgjedhore vitin e kaluar.
Prokurorët dyshojnë se 27 persona kanë vepruar kundër rendit kushtetues të Rumanisë.
Sipas organit të akuzës ata akuzohen për nxitje publike, inicim të një organizate fashiste dhe deklarata të rreme në lidhje me burimet e financimit të një fushate zgjedhore, por në deklaratë nuk u përmend emri i Georgescu apo ndihmësit të tij.
Megjithatë pak pasi lajmet për bastisjet u publikuan të mërkurën në mëngjes, Georgesku pohoi se kërkimet kishin për qëllim bllokimin e kandidaturës së tij të re presidenciale.
“Călin Georgescu do të paraqiste kandidaturën e tij të re për president. Policia e ndaloi në trafik dhe u shoqëroi për ta marrë në pyetje në Prokurorinë e Përgjithshme. Ku është demokracia, ku janë partnerët që duhet të mbrojnë demokracinë”, thuhet në një postim në llogarinë e Georgescu në Facebook.
Rumania u zhyt në kaos politik në fund të 2024 kur Georgescu, një pro-rus i së djathtës ekstreme dhe skeptik i NATO-s, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe ishte planifikuar të përballej me reformisten Elena Lasconi në raundin e dytë.
Gjykata Kushtetuese anuloi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale pas një hetimi për dyshimin se rusët kishin ndikuar në rezultat.
Zgjedhjet e reja në Rumani janë planifikuar të mbahen më 4 maj, ndërsa balotazhi është planifikuar dy javë më vonë më 18 maj.

ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128