Pas ‘armëpushimit të pashkëve’, Ukraina raporton për shumë sulme me dron rus
Ushtria e Ukrainës ka raportuar sulme me dronë rusë në disa rajone gjatë natës, vetëm disa orë pas përfundimit të një “armëpushimi të Pashkëve” 30-orësh të shpallur nga Moska, raporton BBC.
Forcat ajrore të Ukrainës lëshuan alarme sulmi për rajonin e Kievit, si dhe Kherson, Dnipropetrovsk, Cherkasy, Mykolaiv dhe Zaporizhzhia.
Në qytetin jugor të Mykolaiv, kryebashkiaku Oleksandr Senkevych tha se “u dëgjuan shpërthime”. Nuk dihet nëse ka pasur viktima.
Ushtria ruse nuk ka komentuar mbi sulmet e raportuara. Armëpushimi i shpallur nga Presidenti Vladimir Putin skadoi mesnatën e së dielës me orën e Moskës (21:00 ). Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.
Të hënën herët, banorët në disa qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, u kërkuan nga autoritetet lokale që të shkonin menjëherë në strehimoret aty pranë për shkak të kërcënimit të sulmeve me dron.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
