Pekini i kërkon SHBA-së të heqë tarifat: Nuk ka fitues në një luftë tregtare

23 Shkurt 2026, 08:17 / BOTA ALFA PRESS
Pekini i kërkon SHBA-së të heqë tarifat: Nuk ka fitues

Pekini i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të anulojnë tarifat e njëanshme të njoftuara nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi disa nga masat e tij.

Ministria e Tregtisë e Kinës tha se po kryente një “vlerësim gjithëpërfshirës” të ndikimit të vendimit dhe i bëri thirrje Uashingtonit të heqë tarifat.

“Kina i nxit Shtetet e Bashkuara të heqin masat e njëanshme tarifore kundër partnerëve të saj tregtarë. Nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe proteksionizmi nuk të çon askund”, tha ministria në një deklaratë.

Tarifat e reja globale prej 15% do të hyjnë në fuqi nesër dhe pritet të zgjasin 150 ditë, me përjashtime për produkte të caktuara. Ministria e Jashtme e Kinës vuri në dukje gjithashtu se po i kushton “vëmendje të veçantë” lëvizjeve të mundshme nga Shtetet e Bashkuara për të ruajtur tarifat e rritura.

“Shtetet e Bashkuara aktualisht po planifikojnë masa alternative, të tilla si hetimet tregtare, për të ruajtur rritjen e tarifave për partnerët tregtarë. Kina do të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje të madhe kësaj çështjeje dhe të mbrojë me vendosmëri interesat e saj”, deklaroi ministria.

Po ndodh...