Përfundon protesta në sheshin e Shkupit, qindra qytetarë ndezën qirinjë dhe mbajtën 16 minuta heshtje për tragjedinë në Koçan

18 Mars 2025, 20:14 / BOTA ALFA PRESS

Përfundon protesta në sheshin e Shkupit, qindra qytetarë

Me 16 minuta heshtje dhe me drita të telefonave në duar, qindra protestues u mblodhën në sheshin e Shkupit mbrëmjen e kësaj të marte, në protestën e organizuar për shkak të tragjedisë me 59 viktima në Koçan orët e para të 16 marsit.

Protesta ishte e qetë dhe në heshtje dhe pa fjalime.

Gjithashtu në njërin nga paralajmërimet e protestës thuhej se do të protestohet edhe me bllokim rrugësh por jo në këto ditë kritike.

Në Maqedoninë e Veriut flamujt u ulën në gjysmështizë në ditën e parë të 7 ditëve të zisë kombëtare.

Ndërkohë, që prej pasdites së të hënës, në vend nisën protestat e qytetarëve të indinjuar me ngjarjen.

Në Koçan u zhvilluan disa protesta.

Protestues marshuan përpara prokurorisë dhe gjykatës së qytetit ndërsa në zemërim e sipër dhjetra prej tyre ndaluan përpara një prej lokaleve në pronësi të të njëjtit person që kishte klubin e natës ku ndodhi tragjedia.

Ata shkatërruan pjesën më të madhe të lokalit dhe një automjet që pretendohej se i përkiste të njëjtit person.

59 të rinjtë humbën jetën pas zjarrit masiv në diskotekën "Koçan Puls" ndërsa 155 të plagosur po vijojnë të marrin trajtim mjekësor në spitalet e zonës së Koçanit, por dhe shtete të tjera.

 20 prej tyre janë raportuar në gjendje më të rëndë.

 

Po ndodh...