Plani i Komisionit Evropian për kundërmasa ndaj tarifave të Trump: 25% për produkte të caktuara!

7 Prill 2025, 21:59 / BOTA ALFA PRESS

Plani i Komisionit Evropian për kundërmasa ndaj tarifave të

Komisioni Evropian po propozon vendosjen e tarifave 25% për një sërë produktesh amerikane në përgjigje të vendimit të Presidentit Donald Trump për të rivendosur tarifat për çelikun dhe aluminin, sipas një dokumenti të nxjerrë në dritë nga Reuters.

Sipas dokumentit, tarifat e para pritet të hyjnë në fuqi më 16 maj, ndërsa një valë e dytë do të pasojë më 1 dhjetor 2025. Sakaq uiski ‘Bourbon’ u hoq nga lista fillestare që po konsiderohej nga Bashkimi Evropian.

Më herët presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, ka sqaruar qëndrimin e BE-së, duke thënë se “Evropa është gjithmonë e gatshme për një marrëveshje të mirë. Ne e mbajmë atë në tryezë. Por ne jemi gjithashtu të gatshëm të përgjigjemi përmes kundërmasave dhe të mbrojmë interesat tona. Ne gjithashtu do të mbrohemi kundër efekteve indirekte duke diversifikuar tregtinë tonë.”

Në këtë kuadër, Komisioni njoftoi ngritjen e një grupi pune për monitorimin e importeve, me synim evidentimin në kohë të fenomeneve të devijimit të eksporteve nga vendet e treta që mund të kërkojnë kanalizimin e produkteve në tregun europian, duke anashkaluar barrierat amerikane.

 

Po ndodh...