Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

2 Qershor 2025, 00:10 / BOTA ALFA PRESS

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr

Në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, sondazhet flasin për një fitore me 50.3% në favor të kryebashkiakut pro-evropian të Varshavës, Rafal Trzaskowski. Po sipas këtij projeksioni, kandidati i ekstremit të djathtë Karol Nawrocki ka marrë 49.7% të votave.

Në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, sondazhet flasin për një fitore me 50.3% në favor të kryebashkiakut pro-evropian të Varshavës, Rafal Trzaskowski.

Po sipas këtij projeksioni, kandidati i ekstremit të djathtë Karol Naërocki ka marrë 49.7% të votave.

Të dy kandidatët shpallën fitoren, ende pa u numëruar votat. Kandidati i partisë së Donald Tusk tha se do të jetë presidenti që bashkon të gjithë polakët.

Unë do të jem presidenti që bashkon të gjithë polakët”, shtoi politikani.

Ndërsa, kundërshtari i tij ekstremit premtoi të shpëtojë Poloninë. Pjesëmarrja ishte 72.8%, një rritje e ndjeshme krahasuar me 68.18% të raundit të dytë të vitit 2020.

 

Po ndodh...