Presidenti ukrainas: I kam mbijetuar 5 atentateve nga Vladimir Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka mbijetuar disa atentateve nga Rusia.
Në një intervistë për The Sun, udhëheqësi të cilin media e cilëson “me zemër luani”, tha se të paktën pesë ose gjashtë komplote për ta vrarë atë ishin prishur nga shërbimet e inteligjencës të Ukrainës .
Presidenti tha gjithashtu se vullneti i Ukrainës për të mposhtur Rusinë e Vladimir Putinit mbetet i fortë. Ai tha se njerëzit e tij janë të lodhur nga sulmet ajrore, të lodhur nga granatimet, të lodhur nga shkatërrimi i shtëpive dhe vrasja e të dashurve të tyre.
“Nëse i pyet ata a jeni të gatshëm t’i dorëzoheni Rusisë , tokat tona? A jeni gati të flisni me rusët se si t’i jepni fund gjithë kësaj? “A jeni gati për kompromis, personalisht, me Putinin dhe a jeni lodhur nga kjo? Ata do t’ju thonë se nuk jemi të lodhur. Ne jemi të gatshëm të qëndrojmë më tej.”
I pyetur nga The Sun nëse Ukraina do të shfrytëzonte një shans për të vrarë Putin nëse do të krijohej një mundësi, Zelensky tha: “Kjo është luftë dhe Ukraina ka të gjitha të drejtat për të mbrojtur tokën tonë”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
