Presidentja e KE i qëndron në krah Zelenskyt: Ji i fortë, i guximshëm dhe i patrembur!

Pasi liderët e vendeve perëndimore i dolën në krah Volodymyr Zelensky pas asaj që ndodhi në takimin me Donald Trump , presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se është në anën e Ukrainës.
Ursula von der Leyen shkroi në postimin e saj: “Ji e fortë, ji e guximshme, ji i patrembur. Ti nuk je kurrë vetëm, i dashur President Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar ajo në X.
Your dignity honors the bravery of the Ukrainian people.
Be strong, be brave, be fearless.
You are never alone, dear President @ZelenskyyUa.We will continue working with you for a just and lasting peace.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 28, 2025
Kujtojmë se diskutimet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u bënë shkak për anulimin e një konference të përbashkët për shtyp të dy udhëheqësve si dhe tërheqjen e projekt-marrëveshjeje mbi mineralet, mbi të cilët palët kishin rënë dakord pak ditë më parë.
Zelenskiy u largua nga Shtëpia e Bardhë pas debatit të nxehtë, ku Trump e akuzoi presidentin ukrainas për mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa ky i fundit sfidoi udhëheqësin amerikan për zbutje të qëndrimit ndaj Presidentit rus Putin.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

