Privatizimi i universiteteve në Athinë, qindra studentë ngrihen në protestë

Protesta të ashpra janë parë mesditën e kësaj të enjte në Athinë, nga qindra studentë që kundërshtojnë privatizimin e universiteteve.
Ata janë mbledhur sot në qendër të kryeqytetit grek, ku hodhën gaz lotsjellës, tymuese dhe patën përplasje me policinë. Por pavarësisht përleshjeve me policinë, protestuesit vazhduan marshimin e tyre.
Studentët kërkojnë që sistemi universitar dhe ai pasuniversitar të mbeten shtetëror, pasi sipas tyre hapja e degëve të universiteteve private do të krijojë një sistem arsimor me kohë të ndryshme dhe jo unik. Sipas tyre të pasurit do të kenë mundësi të paguajnë dhe të diplomohen më lehtë por më keq se në universitetet shtetërore.
Ata kanë kërkuar shtim të fondeve për arsimin dhe hapjen e programeve arsimore shtesë në sistemin shtetëror.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


