“Putin, i zgjuar dhe dinak!”- Trump: Presidenti rus s’do pranonte bisedime nëse nuk do isha zgjedhur unë në SHBA! NATO mund të jetë shkak i nisjes së luftës në Ukrainë

Donald Trump thirri sot mbledhjen e parë zyrtare të kabinetit të tij pas marrjes së mandatit të tij, ku ka komentuar dhe luftën në Ukrainë dhe bisedimet për paqe me Rusinë.
Gjatë takimit, i pyetur se si është të negociosh me Vladimir Putin, Trump u shpreh se presidenti rus është një person shumë i zgjuar, por edhe shumë dinak.
Më tej, Trump u shpreh për gazetarët se Putini nuk kishte ndërmend të bënte paqe nëse nuk do të zgjidhet ai president i SHBA.
“Unë jam marrë me disa njerëz vërtet të këqij, por ai nuk kishte ndërmend ta zgjidhte këtë luftë. Unë mendoj se ai donte negociata kur u zgjodha unë, ne folëm dhe mendoj se do të kemi një marrëveshje”, u shpreh Trump.
Presidenti Trump tha sot se Ukraina mund edhe ta harrojë anëtarësimin në NATO, ndërsa akuzoi aleancën se mund të jetë ajo shkaku i Luftës në Ukrainë.
“NATO-n, mund edhe ta harroni, kjo ishte ndoshta arsyeja pse filloi e gjithë kjo gjë”, tha presidenti amerikan për pushtimin rus të Ukrainës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



