Putin propozon të takohet me Zelenskyn në Moskë, ftesës i përgjigjet presidenti ukrainas
19 Gusht 2025, 18:07 / BOTA
Presidenti rus Vladimir Putin propozoi të zhvillojë një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Moskë, raporton Agence France-Presse , duke cituar burime të informuara.
Sipas agjencisë, Putin e bëri propozimin në telefonatën e tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump gjatë takimit të Trump me Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën.
Por, sipas të njëjtit burim, Zelensky u përgjigj me ‘jo’, duke e refuzuar propozimin e homologut rus.
Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm për diplomacinë ndërkombëtare, ndërsa Perëndimi po shqyrton skenarë për sigurinë e Ukrainës pas luftës dhe mundësinë e një marrëveshjeje për paqe.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
