Ra nga kati i tretë, gjendet i vdekur aleati i ngushtë i Vladimir Putin

Vladimir Egorov, një nga aleatët më të ngushtë të Presidentit rus, Vladimir Putin, u gjet i vdekur të mërkurën. Përfaqësuesi i Dumës së qytetit Tobolsk Egorov (46), anëtar i partisë në pushtet të Putinit, “Rusia e Bashkuar”, ra nga dritarja e katit të tretë të një shtëpie në rrugën Kedrovaya në Tobolsk, Tyumen Oblast.
Kjo është e fundit në një varg vdekjesh misterioze që përfshijnë figura të shquara ruse që kur forcat e presidentit rus, Vladimir Putin pushtuan Ukrainën.
Vitin e kaluar, Egorov u bë një nga përfaqësuesit më të pasur në Tobolsk, me të ardhura prej 9.1 milionë rubla (rreth 100,500 dollarë). Në vitin 2016, ai u dënua me punë në dobi të komunitetit për mos pagesë të qirasë nga një biznesmen pasi i kishte dhënë me qira tokën komunale.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
