Raportimi i mediave ndërkombëtare: Trump jep dritën jeshile, dhëndri i tij po zhvillon një plan për Gazën e pas luftës
8 Shtator 2025, 22:13 / BOTA

Ministri i Jashtëm izraelit Ron Dermer (kryenegociatori dhe këshilltari kryesor i Netanyahut) u takua sot në Miami me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë Steve ëitkoff dhe Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump.
Takimi u bë për të diskutuar marrëveshjen e pengjeve, fundin e luftës në Gaza dhe planin amerikan për “ditën pas luftës”. Një zyrtar i lartë amerikan i tha Barak Ravid të Channel 12, duke shpjeguar se Kushner në fakt ka marrë “dritën jeshile” të Trump për të zhvilluar planin amerikan për Rripin e Gazës pas luftës.
Burimi deklaroi se Izraeli do të ketë ndikim në plan, “por nuk do të jetë plani i Bibit (Netanyahut), as i Dermerit”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


