Rebelët Houthi zhvillojnë sulme drejt Izraelit, goditen objektiva ushtarake në Tel Aviv dhe porti i Haifas

Rebelët Houthi të Jemenit kanë sulmuar tre objektiva në Izrael, përfshirë portin e Haifës, me përdorimin e dronëve, tha zëdhënësi ushtarak i lëvizjes Yahya Saree.
“Njësitë e aviacionit pa pilot të forcave të armatosura jemenase kryen tre operacione unike ushtarake dhe sulmuan tre objektiva të armikut izraelit me përdorimin e tre dronëve”, tha ai për kanalin televiziv Al Masirah të kontrolluar nga Huthit.
Sipas zëdhënësit të rebelëve Huthi, nën sulme ishin dy objekte ushtarake në Tel Aviv dhe Ashkelon, si dhe porti i Haifës. Të tre sulmet, sipas fjalëve të tij, “i arritën me sukses qëllimet e tyre”.
Ai theksoi se Huthitët do të vazhdojnë të mbështesin palestinezët në Rripin e Gazës dhe do të vazhdojnë të sulmojnë Izraelin derisa të përfundojë operacionin e tij në enklavën palestineze.
Pas përshkallëzimit të konfliktit në Rripin e Gazës në vitin 2023, lëvizja rebele jemenase Ansar Allah (Houthitë) e paralajmëroi Izraelin se do të bombardonte territorin e saj, ndërsa do të ndalonte anijet e lidhura me shtetin hebre të kalonin nëpër ujërat e Detit të Kuq dhe Ngushticës Bab el-Mandeb derisa Tel Avivi të ndërpriste operacionin e tij ushtarak kundër grupit radikal palestinez Hamas në enklavën e sulmuar. Që nga mesi i nëntorit 2023, dhjetëra anije civile janë sulmuar nga Houthitë në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
