Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Francën juglindore, 3 të vdekur

Tre persona kanë humbur jetën në Francën juglindore për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që goditën vendin.
Mediat bëjnë me dije se mes viktimave është një çift të moshuarish rreth të 80-ave. Sipas autoriteteve lokale, çifti i të moshuarve vdiq në qytetin bregdetar të Le Lavandou, ndërkohë që një person tjetër humbi jetën në qytetin e Vidauban.
Orages et inondations: "On vit une véritable tragédie", déclare Jean-Laurent Félizia, conseiller municipal du Lavandou (Var) pic.twitter.com/SFBe30j7gU
— BFMTV (@BFMTV) May 20, 2025
Stuhitë e breshrit dhe shirat e rrëmbyeshëm goditën gjithashtu Francën jugperëndimore një ditë më parë, duke përmbytur shtëpi, duke dëmtuar shinat hekurudhore dhe duke detyruar evakuimin e qindra pasagjerëve në një tren me shpejtësi të lartë TGV në mes të natës.
Treni u detyrua të ndalonte gjatë natës pranë qytetit të Tonneins dhe më shumë se 500 pasagjerë u evakuuan me autobus.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128