
Reuters: SHBA dhe Ukraina do nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen e shumëdebatuar të mineraleve.
"Administrata e presidentit amerikan, Donald Trumpm dhe Ukraina planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e shumëdebatuar për mineralet pas një takimi katastrofik në Zyrën Ovale të premten, në të cilin presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u dëbua nga ndërtesa, thanë të martën katër persona me njohuri për situatën.
Presidenti Donald Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se dëshiron të shpallë marrëveshjen në fjalimin e tij në Kongres të martën në mbrëmje, thanë tre nga burimet, duke paralajmëruar se marrëveshja nuk ishte nënshkruar ende dhe situata mund të ndryshojë," raporton Reuters.
"Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Administrata presidenciale e Ukrainës në Kiev dhe ambasada e Ukrainës në Uashington nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Marrëveshja u pezullua të premten pas një takimi me përplasje në Zyrën Ovale midis Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që rezultoi në largimin e shpejtë të liderit ukrainas nga Shtëpia e Bardhë. Zelensky kishte udhëtuar në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen.
Në atë takim, Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance e kritikuan Zelensky-n, duke i thënë atij se duhet të falënderojë SHBA-në për mbështetjen e saj në vend që të kërkojë ndihmë shtesë para mediave amerikane," vijon agjencia.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128