
Samiti i BE-së për konfliktin Rusi-Ukrainë, Kremlini: Evropa mbështet luftën, planet me militarizim janë në kundërshtim me…

Teksa 27 liderët e BE-së mblidhen sot në Bruksel, për të diskutuar për bisedimet për paqe në Ukrainë, Kremlini e ka përshkruar Evropën si një vend që “mbështet luftën dhe që e dëshiro luftën”.
Planet për “militarizimin” e Evropës janë “në kundërshtim” me politikat në SHBA dhe Rusi, tha sot Kremlini përmes një deklarate, teksa theksoi se në ditët ne vijim do të ketë më shumë bisedime të planifikuara midis Uashingtonit dhe Moskës.
Takimi i radhës Rusi-SHBA pritet të mbahet të dielën në Arabinë Saudite të dielën.
Sakaq Kremlini tha se takimi mund të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.
27 liderët e Bashkimit Evropian po mblidhen në Bruksel për samitin me një axhendë jashtëzakonisht të ngjeshur të udhëhequr nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, negociatat e nisura nga Donald Trump dhe planet e reja shumë-miliardë për të riarmatosur bllokun.
Takimi do të trajtojë gjithashtu nevojën për të rritur konkurrencën, menaxhimin e migracionit të parregullt, situatën në Lindjen e Mesme, rendin shumëpalësh dhe të ardhmen e buxhetit të BE-së, i cili është nën tendosje të madhe pas viteve të krizave të njëpasnjëshme.
Lista e temave është aq e gjerë sa krerët e shteteve dhe qeverive mund të detyrohen të qëndrojnë në kryeqytetin belg gjatë natës dhe të vazhdojnë diskutimet e tyre të premten në mëngjes.
Samiti vjen i mbuluar me një ndjenjë déjà vu, duke pasur parasysh se 27-të u mblodhën vetëm dy javë më parë për të diskutuar Ukrainën dhe mbrojtjen.
Takimi urgjent u mblodh si reagim ndaj diplomacisë së shpejtë të Trump dhe orientimit të tij drejt Moskës, i cili tronditi udhëheqësit dhe nxiti frikën e një kolapsi të afërt të aleancës transatlantike.

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128