Shefi i NATO-s, Mark Rutte viziton Uashingtonin të hënën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Uashington më 14 dhe 15 korrik, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, sekretarin e Shtetit Marko Rubio dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pite Hegseth. Lajmi u bë i ditur nga një njoftim zyrtar i NATO-s.
Në deklaratë nuk jepet ndonjë arsye konkrete për vizitën e menjëhershme të Rutte në SHBA, por ajo vjen në një moment kur presidenti Trump ka paralajmëruar një “deklaratë të rëndësishme” që pritet të bëhet publike ditën e hënë.
Në një intervistë të fundit për NBC News, Trump deklaroi se SHBA do të preferonte që furnizimi me armë për Ukrainën të kryhej përmes NATO-s.
Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ndihma ushtarake për Ukrainën, të cilat ishin aprovuar nga ish-presidenti Joe Biden, një përkrahës i fortë i Kievit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


