Shefi i NATO-s paralajmëron Indinë, Kinën dhe Brazilin: Bëjini presion Putinin, të bëjë paqe me Ukrainën ndryshe...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, ka paraljmërua Kinën, Indinë dhe dhe Brazilin se mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet ekonomike, nëse vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë. Ai i nxiti ata të telefonojnë Vladimir Putinin për të kërkuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
Ai i bëri këto komente një ditë pasi Donald Trump kërcënoi me tarifa dytësore “të ashpra” prej 100% për blerësit e eksporteve ruse, nëse Moska nuk bën paqe në Ukrainë brenda 50 ditëve.
Duke folur në një takim me senatorë në Kongresin Amerikan, Rutte tha: “Inkurajimi im për këto tre vende është, mund të dëshironi ta shqyrtoni këtë sepse kjo mund t’ju godasë shumë rëndë”.
“Ju lutem telefononi Vladimir Putinin dhe i thoni se duhet të merret seriozisht me bisedimet e paqes”, shtoi Rutte.
Një ditë më parë, Rutte së bashku me Trumpin mbajtën një konferencë për media në Shtëpi të Bardhë, nga ku deklaruan se SHBA-ja është pajtuar t’i shesë armë moderne NATO-s, të cilat më pas do t’i transferohen Ukrainës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
