Si u krijua çmimi “Nobel”, detaje dhe emra që morën këtë vlerësim ndër vite, disa e refuzuan…
Çmimi Nobel jepet gjithmonë në datën 10 dhjetor të çdo viti. Por a e dini historinë se pse jepet në këtë datë?
Kjo data është data e përvjetorit të shkenctarot Alfred Nobel, në nder të të cilit mbahet ky çmim.
Jeta
Alfred Nobel lindi më 21 tetor 1833 në Stokholm, Suedi. Babai i tij, Immanuel Nobel, punoi si inxhinier dhe shpikës, duke ndërtuar ura dhe duke eksperimentuar me metoda të ndryshme për të shpërthyer gurët dhe nëna e tij, Andriette Nobel, vinte nga një familje e pasur dhe kishte një dyqan ushqimesh.
Familja më vonë u zhvendos në Shën Petersburg, Rusi në 1842.
Në moshën 17-vjeçare, Alfredi mund të fliste dhe shkruante në suedisht, rusisht, frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht, dhe vazhdoi të studionte inxhinierinë kimike.
Shpikjet
Zbulon dinamitin
Nëpërmjet eksperimenteve të palodhura të Alfredit ai zbuloi përfundimisht se përzierja e nitrogilcerinës me një rërë të imët e ktheu lëngun në paste, e cila mund të formohej në shufra. Këto shufra mund të përdoren për të shpuar vrima me Alfredin që merr patentën e pronësisë dhe e emërton atë “dinamit”. Krahas dinamitit, Alfredi shpiku edhe një detonator që mund të ndizet kur siguresa të aktivizohet.
Alfredi ndërroi jetë më 10 dhjetor 1896, duke mos u martuar kurrë dhe duke mos pasur fëmijë të tij. Ai shkroi një testament dhe testamenti i tij i fundit thoshte se pjesa më e madhe e pasurisë së tij duhet të përdoret për çmime për ata që kanë dhënë sukses të paçmuar në fushën e fizikës, kimisë, fiziologjisë ose mjekësisë, letërsisë dhe paqes.
Kështu, çmimi Nobel lindi dhe jepet çdo vit që nga viti 1901.
Në vitin 1903, Mari Kyri, u bë gruaja e parë laureate e Çmimit Nobel në fizikë sëbashku me të shoqin, Pier. Pas tetë vjetësh ajo mori për herë të dytë këtë çmim për kontributin e saj në kimi.
Presidenti Teodor Ruzvelt ishte amerikani i parë që mori Çmimin Nobel në vitin 1906, duke u nderuar për ndërmjetësimin e Traktatit të Portsmuth-it në vitin 1905, që i dha fund luftës ruso-japoneze. Ai ishte president në periudhën 1901-1909.
Rudiard Kipling autori i “Librit të Xhunglës” fitoi Çmimin Nobel të Letërsisë në vitin 1907.
Maks Plank, i famshëm për ngritjen e institutit shkencor në Gjermani që mban emrin e tij, fitoi Çmimin Nobel të Fizikës në vitin 1918 për teorinë e tij të energjisë së kuanteve.
Fizikani më i famshëm i botës, Albert Ajnshtajn nderua me Çmimin Nobel në vitin 1921 për Teorinë e Relativitetit, çmim të cilin e mori në vitin 1922.
Në vitin 1945, Aleksander Fleming, Ernst Boris Chain and Howard Walter Florey morën Çmimin Nobel në mjekësi ose fiziologji “për zbulimin e penicilinës dhe efekteve të saj kuruese për një sërë sëmundjesh infektive”.
Udhëheqësi britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore, Uinston Çërçill, u nderua me Çmimin Nobel në vitin 1953, por jo për politikat e tij por në letërsi “për mbrojtjen e vlerave njerëzore me një përshkrimin historik dhe biografik mjeshtëror dhe oratori të shkëlqyer”. Një tjetër personalitet legjendar mori Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1954 dhe ai ishte i pavdekshmi Ernest Heminuej.
Vitet 60 shënuan disa momente të rëndësishme në të gjitha fushat e Nobelit. Ishte pikërisht ajo periudhë që solli përshkrimin e DNA-së. Francis Harry Compton Crick, James Dewey Watson, Maurice Hugh Frederick Wilkins i nderuan në vitin 1962 “për zbulimin e strukturës molekulare të acidit nukleik dhe rëndësinë e tij në lëvizjen e informacionit në lëndën e gjallë”. Në të njejtin vit, John Steinbeck mori Çmimin Nobel të Letërsisë. Dy vjet më vonë, në vitin 1964, filozofi francez, Zhan Pol Sartrë u nderua po në letërsi. Në të njejtin vit In Martin Luter King, i riu fitoi Çmimin Nobel të Paqes.
Në vitin 1973, një tjetër amerikan fitoi Çmimin Nobel të Paqes, ish sekretari i Shtetit, Henri Kisinxher, një nga diplomatët më të shquar të shekullit të 20-të, së bashku me Le Duc Tho të Vietnamit të Veriut për marrëveshjen e paqes që u arrit atë vit.
Nënë Tereza mori Çmimin Nobel në vitin 1979 për punë ne saj me të varfërit në Indi.
Les Valesa, udhëheqësi i lëvizjes Solidarnost në Poloni që solli rënin e komunizmit fitoi çmimin e paqes në vitin 1983.
Dalai Lama i 14-të fitoi Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1989 dhe në 2001 mori pjesë në këtë ceremoni me rastin e 100 vjetorit të këtij çmimi.
Në 1990 udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov u nderua me Çmimin Nobel të Paqes për politikat e tij progresiste ndërkombëtare. Një vit më pas këtë çmim e fitoi aktivistja birmaneze e të drjetave të njeriut, Aung San Suu Kyi, për përpjekjet e saj për demokraci në vendin e saj. Ajo ndodhet tani nën arrest shtëpiak. Në një akt të pazakontë, në vitin në maj të vitit 2005, komisioni i Çmimit Nobel të Paqes e dënoi këtë lloj trajtimi dhe kërkoi lirimin e saj të menjëhershëm.
Çmimi Nobel i Paqes domimoi titujt e lajmeve në vitin 1994, kur ai iu akordua udhëheqësit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Jasser Arafat, dhe udhëheqësve izraelitë Shimon Peres dhe Itzhak Rabin për Marrëveshjen e Oslos të vitit 1993.
Në vitet 2000 mjedisi, vitusi HIV dhe përpjekjet për paqe tërhoqën vemendjen e komisioneve të Nobelit.
Ish nënpresidenti amerikan, Al Gor, mori Çmimin Nobel të Paqes në vitin 2007 për përpjekjet e tij për ndërgjegjësimin e publikut nëpër botë mbi ngrohjen globale, çmim që e ndau me Komisionin Ndërqeveritar të OKB-sp për Ndryshimet Klimatike.
Çmimi Nobel i Mjeksësisë në 2008 iu dha francezëve Francoise Barre-Sinoussi dhe Luc Montagnier për zbulimin e vitusit HIV në 1983.
Me Çmimin Nobel të Paqes në 2008 u nderua ish presidenti i Finlandës, Marti Ahtisari, për punën e tij disa dekadash për zgjidhjen e konflikteve nëpër botë, përfshirë ndërpjerjen e luftimeve mes forcave të qeverisë indoneziane dhe kryengritësve në provincën Aceh të Indonezisë.
Çmimi Nobel është një moment glorifikimi për shkencëtarët, shkrimtarët dhe mbrojtësit e paqes në botë. Këtë javë të zgjedhurit dotë marrin një telefonatë nga Skandinavia me një vlerë prej 1.4 milionë dollarësh dhe ftohen të shkojnë në Stokholm ose Oslo për të qënë të pranishëm në ceremonitë e dhënies së çmimit.
Shqiptarët e nominuar për Nobel
Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Disa here dhe shkrimtari Ismail Kadare ka qënë pretendent për ta fituar.
Fakte interesante
Ata që u detyruan të refuzonin ”Nobelin”
Katër fitues të çmimit Nobel janë detyruar nga autoritetet të refuzojnë çmimin Nobel.
Gjermanët Richard Kuhn, Aldolf Buternandt – fitues në Kimi në 1938 dhe 1939 dhe Gerhard Domagk fitues në Mjekësi në 1939 – u detyruan nga qeveria e Adolf Hitlerit të refuzojnë çmimin.
Boris Pasternak, fituesi i Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1958, fillimisht e kishte pranuar çmimin, por më vonë u detyrua nga autoritetet e Bashkimin Sovjetik ta refuzonte çmimin.
Kush e fitoi më shumë se një herë ‘’Nobelin ‘’
Puna e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq është nderuar tri herë me Çmimin Nobel për Paqe. Për më tepër, themeluesi i KNKK-së, Henry Dunant, mori çmimin e parë Nobel për Paqen në 1901.
Linus Pauling është i vetmi person që ka marrë dy çmime Nobel: Çmimin Nobel në Kimi ( 1954 )dhe Çmimin Nobel për Paqe ( 1962).
Dy herë çmimin Nobel e morën edhe amerikani John Bardeen dhe polakja Marie Curie. Bardeen u nderua me Çmimin Nobel në Fizikë në 1956 dhe 1972. Curie fitoi çmimin Nobel në Kimi së bashku me Pierin në 1903 dhe Çmimin Nobel në Fizikë individualisht në 1911.
Fituesit që morën “Nobelin” në burg
Pesë fitues të çmimit Nobel kanë qenë të arrestuar kur u është ndarë çmimi Nobel:
Pacifisti dhe gazetari gjerman Carl von Ossietzky Çmimi Nobel për paqen në vitin 1935
Liderja opozitare e Myanmar, Aung San Suu Kyi, Çmimi Nobel për paqen i ndihmoi të rritej mbështetja ndërkombëtare kur fitoi çmimin në 1991.
Liu Xiabo po vuante një dënim njëmbëdhjetë vjeçar për nxitje të përmbysjes së regjimit në Kinë, kur Komiteti Norvegjez i Nobelit e përzgjodhi atë për çmimin e paqes në vitin 2010.
Aktivisti bjellorus, Ales Bialiatski, i cili fitoi Nobel për paqen me grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Rusi dhe Ukrainë.
Narges Mohammadi, aktiviste iraniane për të drejtat e njeriut, bëhet personi i pestë.
Kandidatja e nominuar mbi 46 herë me radhë ishte shkencëtarja Lise Meitner e cila zhvilloi teorinë e ndarjes bërthamore, e cila çoi në prodhimin e bombës atomike, por si grua dhe çifute ajo nuk mori njohjen që meritonte për punën e saj.
Fakt interesant- Shumë besojnë se Winston Churchill u nderua me “Nobelin” e paqes, por në fakt, ai u nderua në vitin 1953 duke marrë “Nobelin” në letërsi.
Dihet se Gjergj Fishta një personalitet i famshëm katolik shqiptar.
Ismail Kadare është nominuar disa herë për çmim nobel.
Kandidatë për ‘’Nobel’’ për letërsi është nominuar edhe shkrimtari Rexhep Qosja dhe më vonë po ashtu poeti Jeton Kelmendi, që të dy nga Kosova nga Shqipëria është propozuar Fatos Kongoli.
Nobeli 2023
Shkrimtari norvegjez Jon Fosse u shpall Nobelisti i vitit 2023 për Letërsinë.
Katalin Kariko dhe Drew Weissman, fitues të Çmimit Nobel për mjekësi.
Nobeli për Fizikën në 2023, e fituan 3 shkencëtarët që kanë kryer eksperimente me dritën dhe të cilat e kanë hapur derën e botës së elektroneve.
Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier. /Alfapress.al
-
Ukraina thotë se shkatërroi 40 dronë të nisur nga Rusia gjatë natës
11 Shkurt, 21:28 -
`Uzuni titullar përballë Barcelonës, formacionet e të dyja skuadrave
11 Shkurt, 21:06
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128