Siria sulmon me raketa Izraelin, ministri hebre i mbrojtjes: Përgjigja e plotë do të vijë së shpejti
3 Qershor 2025, 23:37 / BOTA

Pas lëshimit të raketave nga Siria drejt Izraelit, Ministri i Mbrojtjes Israel Katz drejtoi gishtin nga udhëheqësi i ri i Damaskut, Ahmad Al Sharaa (Al Jolani).
“Përgjegjës direkt për çdo kërcënim dhe lëshim raketash kundër Shtetit të Izraelit. Përgjigja e plotë do të vijë së shpejti”, kërcënoi Katz, duke shtuar se Izraeli “nuk do të lejojë një kthim në realitetin e 7 tetorit”. Kjo u raportua nga mediat izraelite.
Më herët, forcat izraelite të sigurisë (IDF) thanë se kanë kapur një raketë nga Jemeni të lëshuar nga grupi pro-iranian Huthi. Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga SHBA për sulmet nga fqinjët e Izraelit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

