
"Situata është komplekse"/ Vatikani: Papa Françesku ka pneumoni të dyfishtë

Papa Françesku po vuan nga pneumonia e dyfishtë dhe gjendja shëndetësore e tij vazhdon të jetë komplekse, njoftoi Vatikani.
Françesku u shtrua në një spital të Romës të premten e kaluar me bronkit, për shkak të vështirësve në frymëmarrje dhe Selia e Shenjtë ka anuluar aktivitetet e tij deri në fundjavë.
“Testet laboratorike, radiografia e kraharorit dhe kushtet klinike të Atit të Shenjtë vazhdojnë të paraqesin një pamje komplekse.”, thuhet në deklaratë.
Pneumonia dypalëshe është një infeksion serioz që mund të dëmtojë të dy mushkëritë dhe e bën frymëmarrjen më të vështirë.
Më herët, Vatikani njoftoi se të gjitha angazhimet publike të Papës deri të dielën. Françesku do të drejtonte disa ngjarje gjatë fundjavës për Vitin e Shenjtë Katolik 2025, i cili zgjat deri në janarin e ardhshëm.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128