
Skandali me rrjedhjen e informacioneve të luftës, Waltz merr përgjegjësinë e plotë: Është e turpshme! Do e zbulojmë si ka ndodhur

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare amerikane, Michael Waltz, mori përgjegjësinë e plotë për shtimin e gazetarit në një bisedë grupi në Signal, që përfshinte disa zyrtarë të lartë të Trump-it, dhe që diskutoheshin planet për një sulm të mundshëm ndaj Huthis në Jemen.
“Unë marr përgjegjësinë e plotë. Unë e ndërtova grupin”, tha Waltz në emisionin “The Ingraham Angle”. “Është e turpshme. Do të zbulojmë se çfarë ka ndodhur”.
Kryeredaktor i revistës “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg, zbuloi se ekipi i sigurisë kombëtare të presidentit Donald Trump, e shtoi atë në një bisedë top-sekrete mbi sulmet ushtarake në Jemen, të quajtur “Houthi PC Small Group”.
Pjesë e grupit ishin edhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard.
Waltz gjithashtu shprehu disa kritika ndaj “The Atlantic”, duke u shprehur se ai nuk e njihte Goldberg jashtë asaj që NSA e cilësoi si “reputacionin e tij të tmerrshëm”.
“Unë mund t’ju them 100% se nuk e njoh këtë njeri. E njoh atë për reputacionin e tij të tmerrshëm, dhe ai vërtet është më i keqi i gazetarëve. Dhe e di atë në kuptimin se ai e urren presidentin, por nuk i dërgoj mesazhe. Nuk ishte në telefonin tim. Dhe ne do të kuptojmë se si ndodhi kjo”, tha Waltz.
Waltz gjithashtu adresoi komentet e presidentit për NBC të martën, që një anëtar i stafit të zyrës së Waltz-it ishte përgjegjës për shtimin e gazetarëve në grupin e bisedës.
“Asnjë anëtar i stafit nuk ishte përgjegjës”, tha ai. “Dikush mori numrin e gabuar në kontaktin e dikujt tjetër. Tani, nëse e bëri qëllimisht apo ndodhi në një mënyrë tjetër teknike është diçka që po përpiqemi të kuptojmë”, tha ai.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128