Stuhia e borës ‘paralizon’ Nju Jorkun, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar për kushte të rrezikshme për udhëtarët e Ditës së Falënderimeve që përpiqen të kthehen në shtëpi
Në SHBA, reshjet e para të mëdha të borës të sezonit kanë mbuluar qytetet përgjatë liqenit Erie.
Moti i acartë pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, duke shkaktuar probleme në rajonet e Liqeneve të Mëdha, Rrafshnalta dhe Midwest.
Rreth 60 centimetra borë ranë në disa pjesë të Nju Jorkut, Ohajos dhe Miçiganit, dhe 73 centimetra u regjistruan në skajin veriperëndimor të Pensilvanisë.
Autoritetet lokale kanë paralajmëruar për kushte të rrezikshme për ata që udhëtojnë për Ditën e Falënderimeve dhe përpiqen të kthehen në shtëpi.
“Udhëtimi do të jetë jashtëzakonisht i vështirë dhe i rrezikshëm këtë fundjavë, veçanërisht në zonat ku mund të grumbullohen disa metra dëborë shumë shpejt”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.
Një pjesë e I-90 në Pensilvani u mbyll, ashtu si edhe korsitë drejt perëndimit të Nju Jorkut.
Rritja e rrymave ajrore të Arktikut gjatë kësaj jave solli temperatura më shumë se 10 gradë nën mesataren në Rrafshnaltën Veriore, sipas Shërbimit të Motit, i cili lëshoi paralajmërime për mot të ftohtë për pjesë të Dakotës së Veriut.
Rryma e ftohtë ajrore pritet të lëvizë në lindje të Shteteve të Bashkuara deri të hënën.
-
Bayern Munich në alarm për Harry Kane, publikohet raporti mjekësor
1 Dhjetor, 16:26 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


