
Të shtëna në një qendër tregtare në Moskë, plagosen 3 persona

2 Mars 2025, 18:24 / BOTA
Shërbimi për shtyp i departamentit të Ministrisë së Brendshme ruse ka njoftuar se tre persona u plagosën në një incident me të shtëna në një qendër tregtare në qytetin Mytyshchi jashtë Moskës, teksa bëhet me dije se sulmuesi është arrestuar.
“Departamenti i policisë Mytishchi ka marrë një telefonatë për të shtëna në një qendër tregtare. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar shkelësin. Si pasojë e incidentit, tre persona kanë marrë lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
Shërbimet lokale të emergjencave deklaruan më herët se njerëzit ishin evakuuar nga qendra tregtare Krasny Kit në Mytishchi për shkak të të shtënave.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128