Telegram bllokon programet e inteligjencës ukrainase, ministria e Mbrojtjes: E paarsyeshme, kundërshton agresionin ushtarak të Rusisë
29 Prill 2024, 10:27 / BOTA

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) thotë se platforma e mesazheve Telegram ka bllokuar një numër të “bot”-eve zyrtare, përfshirë chatbot-in e inteligjencës ukrainase.
“Sot, menaxhmenti i platformës Telegram bllokoi në mënyrë të paarsyeshme një numër të boteve zyrtare që kundërshtonin agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë botin kryesor të inteligjencës”, njoftoi HUR në Telegram, herët më 29 prill.
HUR shtoi se kjo është në kundërshtim me “rregullat” dhe deklaratat publike” nga menaxhmenti i Telegramit.
“Me gjithë bllokimin e botit tonë, të dhënat tuaja personale janë të sigurta”, tha HUR.
Lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga Telegram.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

