Telekonferencë me liderët e G7, Trump i siguron: Irani është në prag dorëzimi
Presidenti amerikan, Donald Trump, i tha liderëve të vendeve të Grupit të 7-shit (G7) gjatë një telekonference të mërkurën se Irani është “prag dorëzimi”, raporton Axios duke cituar tre zyrtarë të G7 të njohur me përmbajtjen e bisedimeve.
Sipas artikullit, Trump u shfaq i krenuar ndaj aleatëve të tij duke thënë se ka “shpëtuar botën nga një kancer që na kërcënonte të gjithëve”, duke i referuar rezultateve të operacionit “Epic Fury”.
Ai gjithashtu deklaroi se “askush nuk e di kush është udhëheqësi, prandaj nuk ka kush të mund të shpallë dorëzimin”, shkruan Axios. Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende koment për këto deklarata.
Trump i përshkroi sot anëtarët e udhëheqjes iraniane si “kriminelë paranojakë” dhe tha se ishte një nder i madh për të që i ka eliminuar.
Megjithatë, luftimet vazhdojnë prej gati pesëmbëdhjetë ditësh dhe nuk ka shenja që të tregojnë një dorëzim të shpejtë të regjimit iranian. Përkundrazi, përleshjet po përshkallëzohen dhe zgjerohen, pa një fund të dukshëm në horizont.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128