“Me mini-fund dhe taka te larta në zyrën e Ramës”, gazetari: Ambasadorja e SHBA-së në Greqi e sponsorizuar nga një biznesmen për…

13 Mars 2026, 12:20 / POLITIKË ALFA PRESS

“Me mini-fund dhe taka te larta në zyrën e Ramës”,

Vizita e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Athinë, Kimberly Guilfoyle, mbrëmjen e djeshme në Kryeministrinë e Shqipërisë, ka marrë vëmendjen e opinionit publik.

Analisti Neritan Sejamini ka deklaruar se video e ardhjes e ambasadores së SHBA në Athinë në Kryeministri dhe takimi me Ramën është lëshuar për të shmangur vëmendjen nga një tjetër zhvillim.

Sipas tij ajo nuk ka ardhur si ambasadore dhe as për politikë por ka ardhur në mënyrë private e sponsorizuar privatisht nga një biznesmen.

Është lëshuar për të shmagur vëmendjen, po lobojnë dhe po shkelin ligjet amerikane. Nuk ka lidhje me politikën. Ka ardhur privatisht jo si ambasadore, e sponsorizuar privatisht. E lobuar privatisht dhe ka shkelur ligjet e Amerikës. Është një biznesmen që ka marrë përfitime në Shqipëri dhe ka krijuar këtë pseudo ngjarje”, tha Sejamini.

Vizita mbetet misterioze, por një detaj ra në sy, veshja e ambasadores amerikane. Ajo kishte veshur një fustan shumë të shkurtër dhe provokues.

Edhe pse nuk ishte takim zyrtar, veshja e saj duket në selinë qeveritare duket e papërshtatshme për një përfaqësuese të nivelit diplomatik.

Interesant është edhe fakti se, sipas verifikimeve tona, Guilfoyle, e cila në Athinë njihet shpesh si “zonja e hekurt e diplomacisë amerikane”, nuk është shoqëruar dhe as pritur nga personeli i ambasadës amerikane në Tiranë, një rrethanë kjo që e bën edhe më enigmatik këtë takim të zhvilluar larg syrit të publikut.

Kujtojmë se, as ambasada Amerikane me seli në Tiranë dhe Athinë nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për këtë vizitë.

 

 

Po ndodh...