Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit / BE shprehet e shqetësuar, Kallas: Ndiqni rrugën e dialogut

Deklaratat dhe përshkallëzimi i tensioneve kanë shqetësuar edhe BE-në. Shefja e Politikës së Jashtme Evropiane, Kaja Kallas, njoftoi se ka zhvilluar biseda me ministrat e jashtëm të të dy vendeve, të cilëve u ka kërkuar të ndjekin rrugën e dialogut.
India dhe Pakistani janë në kulmin e tensioneve pas ekzekutimit terrorist të 26 turistëve në rajonin e Kashmirit të Indisë.
Situata ka shqetësuar edhe BE-në, në emër të së cilës shefja për politikën e jashtme, Kaja Kallas, bisedoi me ministrat e jashtëm të të dy vendeve, duke u bërë thirrje që të ndjekin rrugën e dialogut.
Situata mes Indisë dhe Pakistanit mbetet e tensionuar pas sulmit terrorist në rajonin Kashmir, ku 26 persona u ekzekutuan nga militantët islamikë.
Deklaratat dhe përshkallëzimi i tensioneve kanë shqetësuar edhe BE-në. Shefja e Politikës së Jashtme Evropiane, Kaja Kallas, njoftoi se ka zhvilluar biseda me ministrat e jashtëm të të dy vendeve, të cilëve u ka kërkuar të ndjekin rrugën e dialogut.
“Si shefe e Politikës së Jashtme të BE-së… përshkallëzimi i tensioneve mes Indisë dhe Pakistanit është shqetësues. Nxis të dyja palët të përmbahen dhe të ndjekin rrugën e dialogut për të qetësuar situatën. Përshkallëzimi nuk ndihmon askënd.” – Kallas
Pas ngjarjes së 22 prillit, të konsideruar terroriste, ku 26 turistë u ekzekutuan nga militantë pakistanezë, India mbylli kufirin tokësor me Pakistanin, duke ndaluar menjëherë edhe hyrjen e qytetarëve pakistanezë në territorin e saj. Ekzekutimi i turistëve u pasua me lëvizje të menjëhershme nga Nju Delhi. AFP raportoi se Kryeministri Narendra Modi i ka dhënë dorë të lirë ushtrisë për kundërpërgjigjen që do të jepet, pasi përgjegjësi kryesor shihet shteti i Pakistanit.
Ndërkohë, shërbimi sekret i Pakistanit tha këtë fundjavë se India është në prag të një sulmi ushtarak kundër tyre. Ministri i Mbrojtjes së Pakistanit, Khavaja Muhammad Asif, shtoi frikën kur në një dalje publike përmendi edhe armët bërthamore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


