Tragjedi/ Mbytet anija, raportohet për dhjetëra të vdekur dhe qindra te plagosur

11 Qershor 2024, 14:55 / BOTA ALFA PRESS

Tragjedi/ Mbytet anija, raportohet për dhjetëra të vdekur dhe

Së paku 49 afrikanë humbën jetën pasi varka e tyre u përmbyt në brigjet e Jemenit, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM).

Të mbijetuarit u thanë shpëtimtarëve se anija, me 260 emigrantë, u përmbyt të hënën si pasojë e erërave të forta.

Kërkimet për 140 persona ende të zhdukur, janë duke vazhduar.

IOM-i tha se është duke ofruar ndihmë për 71 të mbijetuar – tetë prej të cilëve u shtruan në spital.

Autoritetet lokale në Rudum, në lindje të Adenit, thanë se njerëzit në bord ishin emigrantë kryesisht nga Etiopia, të cilët synonin ta shfrytëzonin Jemenin si pikë transiti për të arritur në shtetet e Gjirit.

Hadi al-Khurma, udhëheqës i qarkut Rudum, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se anija u mbyt përpara se të arrinte në breg.

Peshkatarë dhe banorë përreth arritën t’i shpëtonin të mbijetuarit, tha ai.

Sipas OKB-së, rreth 97.000 emigrantë afrikanë arrititën në brigjet e Jemenit vitin e kaluar.

Fluksi vazhdon pavarësisht luftës në këtë vend.