Tragjedi në arenën e Lisbonës, 22-vjeçari ndërron jetë pasi u sulmua nga një dem 700 kilogram! Nga shoku i momentit vdes edhe një spektator i moshuar

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugali̇në, pasi një 22-vjeçar forcado, një lloj i veçantë luftëtari me dema, humbi jetën në Lisbonë, pasi u godit nga një dem me peshë rreth 700 kilogramë gjatë një shfaqjeje tradicionale në arenën Campo Pequeno.
I riu, Manuel Maria Trindade, vrapoi drejt demit në përpjekje për të kryer manovrën e njohur si “pega de cara”, që konsiston në kapjen e kafshës nga brirët për ta ndalur me forcë. Por kafsha reagoi me egërsi dhe e sulmoi me shpejtësi të madhe.
Sipas mediave portugeze, dëmi ishte fatal, demi e ngriti të riun në ajër dhe e përplasi me forcë në murin e arenës. Trindade ra pa ndjenja, ndërsa publiku në një arenë me kapacitet rreth 6.800 vendesh, shpërtheu në ulërima të tmerruara.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të forcadove të tjerë, të cilët e shpërqendruan demin duke i tërhequr bishtin dhe tundur mantela shumëngjyrëshe përpara syve të tij, dëmtimi kishte qenë i parikuperueshëm. 22-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital dhe u vendos në koma të induktuar, por ndërroi jetë brenda 24 orëve, si pasojë e një dëmtimi të rëndë në tru.
Në një kthesë edhe më tragjike, edhe një 73-vjeçar nga publiku ndërroi jetë, siç raporton portali portugez Zap, pasi u rrëzua papritur në vendin e tij, ndoshta nga shoku dhe tronditja e momentit.
Trindade ishte një emër i njohur në radhët e forcadove, një grup i veçantë luftëtarësh me demë që nuk përdorin armë apo mantela, por e përballin kafshën trup më trup në mënyrë tradicionale. Ai ndiqte hapat e babait të tij, i cili gjithashtu kishte qenë pjesë e grupit forcado São Manços.
Sipas zakonit portugez, demi nuk vritet brenda arenës, por në shumicën e rasteve çon më pas për therje. Disa demë që konsiderohen “të guximshëm” fitojnë faljen dhe dërgohen për riprodhim. Nuk dihet ende çfarë ndodhi me demin që vrau Trindade.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


