Tragjedi në Lampedusa, 20 të zhdukur pas mbytjes së anijes me emigrantë

Njëzet emigrantë rezultojnë të zhdukur pasi një anije u mbyt në brigjet e ishullit Lampedusa të Italisë,
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, shtatë persona u shpëtuan, përfshirë një fëmijë 7-vjeçar sirian.
Shtatëvjeçari ka humbur nënën e tij dhe do të transferohet në Gjermani, ku ka emigruar babai i tij.
Roja bregdetare italiane po kryen një operacion për gjetjen e të zhdukurve, mes të cilëve janë pesë gra dhe tre fëmijë.
Varka ishte nisur nga brigjet e Libisë dhe shtatë personat e shpëtuar janë shtetas të Sirisë, Sudanit dhe Egjiptit.
Kryetari i bashkisë së Lampedusa, Filippo Mannino, shprehu “shpresën që kjo tragjedi do të jetë e fundit”, sipas ANSA, mes festimeve të Vitit të Ri.
Në vitin 2024, më shumë se 2,000 migrantë vdiqën ose u raportuan të zhdukur ndërsa kalonin Mesdheun qendror, rrugën më të rrezikshme të migrimit në botë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128