Tragjedi në minierën më të madhe të bakrit në botë, 4 të vdekur dhe një i zhdukur pas shembjes së një galerie në Kili

3 Gusht 2025, 23:48 / BOTA ALFA PRESS
Tragjedi në minierën më të madhe të bakrit në

Katër minatorë humbën jetën dhe një tjetër rezulton ende i zhdukur pas shembjes së një galerie në minierën gjigante të bakrit El Teniente në Kili, njoftoi kompania shtetërore Codelco, prodhuesja më e madhe e bakrit në botë.

Incidenti ndodhi të enjten, në një thellësi prej 1.200 metrash nën tokë, në zonën e galerisë së minierës, e cila përfshin një rrjet prej mbi 4.500 kilometrash tunelesh nëntokësore, duke e bërë El Teniente-n depozitën më të madhe nëntokësore të bakrit në planet.

Sipas autoriteteve, shembja u shkaktua nga aktivitet sizmik, origjina e të cilit – nëse ishte natyrore apo e shkaktuar nga veprimtari industriale – është ende nën hetim.

Ky është aksidenti më tragjik në El Teniente në 30 vitet e fundit, një goditje e rëndë për industrinë minerare kiliane, e cila në përgjithësi konsiderohet ndër më të sigurtat në botë.

Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit, gjatë vitit 2024 norma e vdekshmërisë në sektorin minerar ishte vetëm 0,02%, duke reflektuar standarde të larta sigurie, që këtë herë, fatkeqësisht, nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur tragjedinë.

Po ndodh...

ide