Lajme flash

Tragjedia e Novo Sadit, Parlamenti i Serbisë pranon dorëheqjen e kryeministrit Vuçeviç! Presidenti Vuçiç, 30 ditë kohë për të propozuar kandidaturën e re në krye të qeverisë

19 Mars 2025, 16:09 / BOTA ALFA PRESS

Tragjedia e Novo Sadit, Parlamenti i Serbisë pranon dorëheqjen e

Parlamenti i Serbisë pranoi zyrtarisht dorëheqjen e kryeministrit Milos Vuçeviç të mërkurën, duke nisur një afat 30-ditor për të formuar një qeveri të re ose për të thirrur zgjedhje të parakohshme.

Siç raporton Reuters, Vuçeviç, kreu i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe një aleat i presidentit Aleksandar Vuçiç, dha dorëheqjen më 28 janar mes protestave të shkaktuara nga shembja e një tende në një stacion treni në qytetin verior të Novi Sadit nëntorin e kaluar, në të cilën vdiqën 15 persona.

Më shumë se 100,000 protestues zbritën në Beograd të shtunën në një nga mitingjet më të mëdha në dekadat e fundit. Protestuesit thonë se katastrofa e trenit ishte pasojë e korrupsionit dhe keqmenaxhimit, të cilin qeveria e mohon.

Sipas kushtetutës, presidenti Vuçiç ka tani 30 ditë për të propozuar një kandidat të ri për kryeministër, i cili do të udhëheqë qeverinë deri në vitin 2027, kur janë caktuar zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

“Parlamenti serb ka njohur dorëheqjen e kryeministrit dhe mandati i qeverisë përfundon,” tha kryetarja e parlamentit Ana Brnabiç. “Afati për qeverinë e re skadon më 18 prill në mesnatë”, tha ajo.

 

Po ndodh...