Tavë me kungull dhe oriz

5 Tetor 2025, 08:14 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Tavë me kungull dhe oriz

Tavë me kungull dhe oriz

Përbërësit
1 kungull i madh ose 3-4 të vegjël
3 kokrra vezë
2 lugë gjelle ajkë qumështi
1 gotë e vogël qumësht (rreth 175 ml)
2 duar oriz
1 lugë çaji kripë
2-3 lugë gjelle miell me pak qumësht
3-4 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja
Grijmë kungullin në rende. Në një tas të madh shtojmë vezët, ajkën e qumështit, qumështin, orizin, kripën dhe kungullin e grirë. I përziejmë mirë derisa masa të jetë homogjene. Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe hedhim masën e qullit. Përziejmë miellin me pak qumësht derisa të bëhet një brumë i hollë. E hedhim në tavë, e hapim mirë dhe e spërkasim sipër me 3–4 lugë vaj ulliri. E pjekim në furrë të parangrohur në 200°C derisa të marrë një ngjyrë të artë e të bukur sipër.

Receta nga Zonja Albana/Report Tv

 

Po ndodh...

ide