Trump: Evropa duhet ta kuptojë interesin e SHBA për Groenlandën
28 Mars 2025, 20:35 / BOTA

Presidenti Donald Trump, i cili vazhdimisht ka thënë se dëshiron që SHBA të pushtojë Groenlandën, sapo ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë për këtë çështje.
Sipas mediave të huaja, mësohet se Trump u pyet për udhëtimin e JD Vance në territorin e Arktikut.
Trump thotë se Grenlanda është “shumë e rëndësishme për paqen në botë”. Dhe ai më pas e vijon këtë bashkëbisedim duke thënë:
“Unë mendoj se Bashkimi Evropian e kupton atë dhe nëse ata nuk e kuptojnë, ne do të duhet ta shpjegojmë atë”, tha Trump më tej.
“Duhet të kemi Grenlandën. Nuk bëhet fjalë për ‘a mendon se mund të bëjmë pa të’. Nuk mundemi”, tha Presidenti Trump.
Kujtojmë se Vance në Groenlandë zhvilloi një vizitë në bazën hapësinore të SHBA-ve të vendosur në këtë territor.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


